Raportoni korrupsionin në mjedisin jetësor

Ndryshoni gjuhën:

   SQ
   МК
   EN

 

Qëllimi i këtij mjeti është të lehtësojë raportimin e dyshimit të arsyeshëm ose njohurisë se është kryer, kryhet ose me gjasë do të kryhet vepër e dënueshme, joetike ose vepër tjetër e paligjshme ose e palejueshme në sektorin publik dhe privat, me të cilën dëmtohet ose rrezikohet interesi publik për mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe përmirësimi i transparencës së raportimeve të parashtruara, gjegjësisht i monitorimit të tyre.

Me këtë rast, Florozon nuk është subjekt që është përgjegjës për raportim sipas Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe paraqitet si ndërmjetës në institucionet kompetente sipas ligjit, përkatësisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Avokatin e Popullit dhe Prokurorinë Publike.

Me raportimin e parashtruar përmes kësaj platforme, ju nuk fitoni statusin e sinjalizuesit, por mund të zgjidhni shkallën e konfidencialitetit duke i ndjekur dispozitat përkatëse dhe me atë rast mund të zgjidhni nëse dëshironi ta dorëzoni raportin plotësisht në mënyrë anonime, të lini detajet e kontaktit për të komunikuar me Florozonin, por ta ruani anonimitetin përpara autoriteteve kompetente, ose ta zbuloni identitetin tuaj.

Të dhënat tuaja personale nuk do të publikohen, ndërsa informatat e përfshira në raport nuk do të përdoren në mënyrë që do ta dëmtonin raportuesin.

Vëmë në dukje se në rastet e fillimit të procedurës para organeve kompetente në bazë të raportimit të parashtruar përmes këtij mjeti, raportimi i rremë dhe incizimi i paautorizuar mund të ndiqen penalisht në bazë të Kodit Penal (nenit 366 dhe nenit 152).



MJETI ONLINE PËR RAPORTIMIN E KORRUPSIONIT NË MJEDISIN JETËSOR

+389
Përfshini datat, lokacionet dhe çdo informacion tjetër të rëndësishëm, duke përfshirë edhe për subjektet e përfshira në ngjarje (pjesëtarë të MPB-së, shërbimeve të inspektimit, policisë pyjore, përfaqësues të pushtetit lokal, administratës, etj.)
Nëse keni informacione shtesë që mund të ndihmojnë në lidhje me ngjarjen që e raportoni, ju lutemi shënoni ato.
Drag and drop files here or Browse
(Vërejtje: Mund të ngarkoni më shumë skedarë njëkohësisht.)

РЕЛЕВАНТНИ ПРОПИСИ (AL)

  Dispozitat relevante:

 LIGJI PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE (Nr. 196-10.11.2015)
 LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIM E LIGJIT PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE (Nr. 35 - 23.02.2018)
 LIGJI PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE (Nr. 257 - 29.10.2020)
 LIGJI PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
 TEKST JOZYRTAR I KONSOLIDUAR
bottom-logo.png

NGO "FLOROZON"

Headquarter address:

Vizbegovo str.2/46
1000 Skopje, Macedonia

Executive office address:

Nikola Parapunov str 41,
1st floor, local 102 (Makotex building),
1000 Skopje, Macedonia

Follow Us

Copyright © 2024 Florozon.org.mk. All Rights Reserved.

Search